Tri rrëzime për dy minuta, meçi Mayweather – Nasukawa me fund të pabesueshëm

Boks 31 Dhjetor 2018 15:39

Dueli mes Tenshin Nasukawas e Floyd Mayweather përfundoi më herët se të gjithë e kanë pritur.

Në ‘Saitama Super Arena’ të Tokyos, Mayeweather e rrahu kikboksierin japonez pas vetëm dy minutave e gjysmë boksi, transmeton Insporti

Në meçin miqësor që do të zgjaste vetëm tre runde, me nga tre minuta, Mayweather u tregua i pamëshirshëm ndaj të riut japonez, duke e rrëzuar tri herë në tokë brenda rundit të parë.

Nasukawa, 20-vjeçar, nuk arriti të bëjë ballë boksierit amerikan nga i cili u mposht me TKO pas tre nokdaunëve.

Pas tre nokdaunëve në rundin e parë, gjyqtarët u detyruan ta ndërprejnë meçin, duke i dhuruar fitoren Mayweatherit.

Duelin e plotë mund ta shikoni në videon më poshtë. /Insporti.com