Tri super ndeshje në Superligë, rezultatet pas pjesëve të para

Futboll 18 Shtator 2019 16:55

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme që po zhvillohen në kuadër të javës së 5-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Në Mitrovicë, Trepça ’89 e Prishtina në pushim kanë shkuar me barazimin 0:0, megjithëse raste për shënim ka pasur, sidomos një i Prishtinës me anë të Ahmed Januzit.

Një tjetër ndeshje shumë interesante është ajo ndërmjet Llapit e Dritës, dy skuadra që synojnë titullin e kampionit.

Pas 45 minutave të parë, Llapi është në epërsi me 1:0, me golin e shënuar nga Kastriot Selmani në minutën e 5-të.

Ndërsa, gola në pjesën e parë nuk ka pasur në Gjilan, në ballafaqimin ndërmjet Gjilanit e Ballkanit, dy skuadra që janë duke treguar formë mjaft të mirë.