Tri vite nga pranimi në FIFA: Ky ishte fjalimi emocionues i kryetarit Vokrri në Meksikë

Futboll 13 Maj 2019 13:25

Me 13 maj 2016 FIFA pranoi Kosovën me të drejta të plota në mesin e Kombëtareve më të forta të globit.

Njëri nga më meritorët për këtë sukses është edhe ish-presidenti i ndjerë i FFK-së, Fadil Vokrri.

Pas votimit Vokrri mbajti një fjalim të shkurtër në kongresin e FIFA-s ku nuk mund të përmbahej nga emocionet.

“Me emocion të madh e prita këtë ditë, që futbolli kosovar të pranohet në FIFA. E kam për nder që të jem këtu në emër të vendit tim që për kaq kohë e ka pritur këtë ditë”, ka thënë Vokrri ndër tjerash.

Që nga pranimi në FIFA, Kosova ka zhvilluar një fazë kualifikuese për Kupën e Botës, ka triumfuar në grupin e Ligës D në Ligën e Kombeve dhe ka filluar kualifikimet për Euro 2020.

 

-->