Triumfon Milani, mban gjallë shpresat për Champions

Futboll 06 Maj 2019 22:42

Milani ka arritur të fitojë ndaj Bolognas me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të gjejnë edhe golin.

Të parët që shënuan vendësit me Suson në minutën e 37-të për 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë me të dyja skuadrat që krijuan rastet e veta dhe shënuan nga një gol.

Zhvillohej minuta e 67-të kur rezultati u dyfishua nga Fabio Borinit për 2-0.

Bologna u rikthye në lojë pas vetëm gjashtë minutave duke gjetur golin me Mattia Destron, i cili shënoi një gol të bukur për 2-1.

Me këtë fitore, Milani e sheh e veten në pozitën e pestë me 59 pikë, tri më pak se Atalanta e vendit të katërt, ndërsa Bologna renditet e 15-të me 37 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët udhëtojnë te Fiorentina, ndërsa Bologna e pret në shtëpi Parman./Insporti