Trofeu ‘Yachine’ i takon Alissonit – zgjedhet portieri më i mirë në botë

Futboll 02 Dhjetor 2019 21:08

Alisson Becker është shpallur portieri më i mirë i vitit nga ‘France Football’.

Portieri brazilian i Liverpoolit e ka fituar trofeun ‘Yachine’, që u dhurohet portierit më të mirë të vitit, shkruan Insporti

27-vjeçari në garë mposhti dy rivalët, Marc-Andre ter Stegen dhe Ederson.

Alisson pati një sezon të mahnitshëm, ku me Liverpoolin e fitoi Ligën e Kampionëve. /Insporti.com/

-->