Tronditëse, ylli i NBA-së peshon 18 kg më pak pas coronavirusit

Basketboll 16 Korrik 2020 11:07

Basketbollisti i Denver Nuggets, Nikola Jokic, një nga yjet e NBA-së, i është rikthyer stërvitjes pas pozitivitetit me Covid-19 një muaj më parë. Lojtari serb ka lënë Beogradin ku dhe kaloi karantinën dhe tashmë i është bashkuar skuadrës në Orlando, aty ku do të rinisë kampionati i ndërprerë që në mars.

Ajo që bie në sy është se Jokic peshon 18kg më pak se të kishte problem me koronavirus. Kjo ulje drastike e peshës e qendrës së Denver mbetet ende një mister, por gjithsesi duket në formë të mirë.

Ndërkohë, skuadra e Brooklyn Nets ka konfirmuar trastin e radhës me koronavirus. Bëhet fjalë për anësorin Michael Beasley, që është detyruar të largohet nga Orlando dhe të karantinohet në shtëpi. Skuadra e Nets në këtë rikthim në fushë duket se do të luajë me një ekip krejt të ri, për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 muajt e fundi

-->