Tronditet bota e sportit, vdes ish-kampioni i boksit

Sporte luftarake 31 Mars 2020 14:32

Një ish-kampion evropian i boksit, Angelo Rottoli, nuk ka mundur të përballojë sëmundjen e koronavirusit.

Ai vdiq në Bergamo të Italisë, në moshën 61-vjeçare.

Sipas TuttoSport, Rottoli ndërroi jetë në spitalin Ponte San Pietr, derisa dy javë më parë nëna e tij dhe vëllai vdiqën për të njëjtën arsye.

Ai ishte dy herë kampion me Italinë, ndërsa në vitin 1987 u bë kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të lehtë.

-->