Tronditet Formula 1, Verstappen me akuza të rënda ndaj Ferrarit

Formula 1 05 Nëntor 2019 11:13

Max Verstappen ka sulmuar Ferrarin pas çmimit të madh të Amerikës, ku ai është renditur i treti.

Mesa duket bëhet fjalë për një avantazh të parregullt të Ferrarit në motor. Scuderia është kundërpërgjigjur menjëherë, duke i quajtur deklaratat e tij qesharake.

“Kështu e pëson kur ndal së bëri hile,” shprehet holandezi pas garës për kanalin televiziv Ziggo, një akuzë e rëndë ndaj Ferrarit.

Kokëkuqja ishte shumë e ngadaltë gjatë pjesës së drejtë të pistës në Austin të Teksasit, dhe Verstappen ka akuzuar Ferrarin për hile në mesin e sezonit, ku ishte skuadra më e shpejtë në pjesët e drejta.

“I kemi parë me vëmendje të dhënat. Shpejtësia maksimale e tyre është shumë ndryshe në garat e fundit,” është shprehur edhe shefi i Mercedesit Toto Wolf.