Tronditet Milani, dy futbollistët e formacionit infektohen me Covid19

Futboll 17 Janar 2021 11:14

Klubi italian, Milani ka njoftuar se dy yjet e tij, Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Dyshja nuk u stërvit të premten për shkak të testeve ‘jo përfundimtare’ për coronavirus, por u rikthyen në stërvitje të shtunën.

Megjithatë, pas testeve të nënshtruara me tampon të shtunën, rezultatet e dy yjeve të ekipit u kthyen pozitive.

“AC Milan njofton se provat molekulare të bëra nga Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez janë kthyer pozitivisht. Pjesa tjetër e ekipit ka dalë negativ”.

“Të dy lojtarët, asimptomatikë, u vendosën menjëherë në karantinë në shtëpi”.

“Të gjithë lojtarët dhe stafi tjetër do të vazhdojnë të ndjekin një monitorim të rreptë sipas udhëzimeve të protokolleve aktuale”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Ndryshe, Milani përballet me Cagliari të hënën në Sardegna Arena, por përvec kësaj, Calhanoglu dhe Theo pritet t’i humbin edhe disa ndeshje tjera.

-->