Tronditet sporti, vdes ish kampioni i botës

Sporte luftarake 16 Korrik 2019 17:37

Bota e xhudos është në zi pas vdekjes së xhudistit Craig Fallon, shkruan Insporti.com.

Ish kampioni i botës në xhudo ka ndërruar jetë në moshën 36 vjeçar.

Ish-trajneri i tij, Fitzroy Davis e ka quajtur vdekjen e Fallonit si një humbje të madhe për sportin.

Image

 

“Dedikimi për sportin që ai e deshi do të jetë gjithmonë me mua dhe unë do të mbaj gjallë kohën që e kaluam së bashku. Craig do të jetë një humbje e madhe për sportin, por unë shpresoj që arritjet e tij dhe historitë e tij të jashtëzakonshme do të inspirojnë gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Davis.

-->