Tronditet Tottenham, gjashtë lojtarë rezultojnë pozitivë me Covid

Sipas raportimeve të Evening Standard, tek klubi i Tottenham kanë rezultuar pozitiv të paktën 6 lojtarë dhe 2 pjesëtarë të stafit teknik, transmeton Insporti.
Spurs duhet të presin Rennes të enjten në Conference League (luajnë për vendin e dytë në grup), ndërsa të dielën do të përballen me Brighton në Premier League.
Në bazë të rregullave të UEFA-s, ndeshja e së enjtes do të ishte në rrezik vetëm nëse skuadra do të qëndrojë me më pak se 13 lojtarë dhe pa asnjë protier.
Për sa i takon ndeshjeve të kampionatit, klubi mund të kërkojë shtyrjen e takimeve.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që Premierligë ka parë që COVID-19 të ndikojë skuadrat, me Manchester City që regjistroi katër teste pozitive dhjetorin e kaluar, të cilat detyruan udhëtimin e tyre në “Goodison Park” për t’u përballur me Everton të riorganizohej.
/Insporti