Tuchel dënon sjelljen e tifozëve të Chelseat: “Ishte momenti i Ukrainës, nuk ishte koha të thirrni Abramovich”

Futboll 06 Mars 2022 09:31

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel dënoi tifozët sjelljen e tifozëve të Chelseat të cilët thirrën emrin e pronarit të klubit, Roman Abramovich, në momentin kur u mbajt një minut heshtje në nder të popullit ukrainas, shkruan Insporti.

Gjatë duartrokitjeve që zgjatën për një minutë për popullin ukrainas, tifozët e klubit nga Londra brohoritën emrin e Roman Abramovich.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri Tuchel, i cili dënoi sjelljen e tifozëve të Chelseat: “Tani nuk ishte koha për këtë”, kritikoi Thomas Tuchel tifozët pas ndeshjes.

“Ne duhet të jemi të bashkuar. Nëse duam të tregojmë solidaritetin tonë, duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Nuk ishte koha për të dërguar një mesazh të tillë. Ishte koha për të treguar respekt… Si klub, kishim nevojë për tifozët tanë për t’u bashkuar në këtë minutë duartrokitje”, shtoi trajneri gjerman..

“Ne donim ta bënim këtë për Ukrainën dhe nuk kam asnjë opinion tjetër për këtë situatë. Mendimet tona dhe mbështetja jonë janë me ta dhe ne duhet të tregojmë solidaritet”, ka thënë Tuchel.

Ndryshe, pronari aktual i Chelseat, Roman Abramovic, së shpejti do të shesë klubin e tij dhe do të japë dorëheqje zyrtarisht nga ajo pozitë.

/insporti.com

-->