Tumbakoviq nuk do të jetë trajner i Serbisë

Futboll 12 Qershor 2019 17:44

Ish-përzgjedhësi i Malit të Zi, Lubisa Tumbakovic, ka qenë mbrëmë në negociata me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS), ndërsa mendohej se emërimi i tij në postin e përzgjedhësit ishte punë e kryer, por, megjithatë marrëveshja nuk ishte arritur.

“Sport klub” lajmëron se Tumbakovic nuk do të jetë në bankinën e Serbisë, duke mos i bërë të ditura arsyet e këtij mosemërimi.

Të enjten do të mbahet mbledhja e Këshillit për çështje urgjente në FFS, ndërsa sipas paralajmërimeve do të arrihet një marrëveshje e dyanshme për shkëputjen e kontratës me përzgjedhësin aktual, Mladen Krstajic.

Tumbakovic ishte larguar nga Përfaqësuesja e Malit të Zi para ndeshjes me Kosovën, të premten e kaluar.