Tunisia mposht Nigerinë dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Afrikës

Futboll 23 Janar 2022 23:34

Nigeria është ‘përjashtuar’ nga Kupa e Kombeve të Afrikës (AFCON) në raundin e 16-të falë gabimit të portierit Maduka Okoye, pasi Tunizia arriti në çerekfinalen e katërt radhazi falë fitores 1-0 në Garoua.

Pjesa e parë përfundoi pa gola me të dy skuadrat që luanin lojë të kujdesshëm duke mos rrezikuar shumë, transmeton KosovaPress.

Goli i fitores për Tunisinë erdhi vetëm dy minuta pasi filloi pjesa e dytë dhe realizues ishte Msakni.

Tunisia do të ballafaqohet me Burkina Fason në çerekfinale të këtij kompeticioni.

-->