Turneu i madh “Lah Nimani” fillon me këtë datë

Boks 09 Shtator 2020 18:04

Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”.

Ky turne tradicional do të mbahet më 19 e 20 shtator në Prishtinë.

FboxK ka paraparë që këtë vit turneu të organizohet me boksierë cilësorë të rinj dhe senior, të cilët do të marrin pjesë në kampionatet Evropiane U18 në Mal të Zi dhe U22 në Itali në muajin nëntor.

Shtëpia e boksit kosovar kishte bërë kërkesë në Ministrinë e Sportit më 31 gusht për lejimin e organizimit të turneut gjithnjë i duke respektuar këshillat e dala nga OBSH, MSH dhe IKSHPK

“Besojmë dhe shpresojmë se do ta marrim lejen dhe t’i vazhdojmë aktivitetet sipas kalendarit të garave të dala nga Federata Evropiane – EUBC dhe Federata Botërore – AIBA”, shkruan Federata e Boksit.

-->