Turpërimi i yllit anglez nga Vojvoda bëhet hit në rrjetet sociale

Kombëtarja 18 Nëntor 2019 09:34

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda është bërë viral në rrjetet sociale me lëvizjet e tij ndaj futbollistëve anglez gjatë ndeshjes Kosovë – Angli, shkruan Insporti.com.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Vojvoda është një ndër futbollistët më të talentuar të Përfaqësueses dhe po thuajse në çdo ndeshje argëton tifozët në shkallët e stadiumeve me lëvizjet e tij.

“Viktima” e radhës ishte ylli i Anglisë dhe Chelsea, Callum Hudson – Odoi.

Vojvoda ishte në presion nga Odoi dhe kapiteni i “Tre Luanëve” Harry Kane, por mbrojtësi nga Drenica evitoi presionin me një super lëvizje.

Mbrojtësi 27 vjeçar shquhet për teknikë të lartë dhe në shumë ndeshje bën lëvizje të tilla, madje ai gjatë gjithë ndeshjes me Angli shfaqte tekniken e tij të lartë.

Anëtari i skuadrës belge Standard Liege është ndër futbollistët më të mirë të “Dardanëve” në këto kualifikime.

Kosova pësoi humbje 4:0 nga Anglia në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit të grupit A.

Të besuarit e përzgjedhësit Bernard Callandes, kualifikimet i përfunduan në pozitën e tretë me 11 pikë, duke mos u kualifikuar për në “Euro2020”. /Insporti.com/

-->