Turpërohet Manchester United

Futboll 22 Janar 2020 23:10

Manchester United e ka bërë gabimin e radhës, pasi së fundi është mposhtur në “Old Trafford” nga Burnley me rezultat 0:2, në ndeshjen e javës së 24-t të Ligës Premiere.

Chris Wood (39’) dhe Joy Rodriguez (56’) shënuan për skuadrën mysafire.

Pas kësaj humbjeje, Manchester mbetet në pozitën e 5-të me 34 pikë, 6 më pak se Chelsea që renditet në pozitën e 4-t, që mundëson pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, Burnley i ka inkasuar tri pikë shumë të rëndësishme, duke u ngjitur në pozitën e 13-të me 30 pikë të tubuara.

-->