Turpërohet Werderi i Rashicës në rikthimin e Bundesligës

Futboll 18 Maj 2020 22:23

Bayer Leverkuseni ka “shkatërruar” Werder Bremenin.

Në takimin e luajtur në ‘Weserstadion’ në kuadër të xhiros së 26-të të kampionatit gjerman, Leverkuseni ka mposhtur 1:4 si mysafir Werder Bremenin, transmeton Insporti

Kai Havertz (2), Mitchell Weiser dhe Karem Demirbay ishin golashënuesit te mysafirët, kurse Gebre Selassie golin e vetëm për vendasit.

Ekipi i Milot Rashicës, tashmë është në krizë të thellë dhe e ka shumë të vështirë mbijetesën.

Werderi ka 18 pikë në pozitën e parafundit (17), 5 pikë larg Fortuna Dusseldorfit që është po ashtu në zonën e rënies nga liga, në pozitën e 16-të.

Mainz 05, në pozitën e 15-të që siguron mbijetesën në Bundesligë, është nëntë pikë larg Werder Bremenit.

Bayer Leverkuseni ndërkaq me 50 pikë është konsoliduar në pozitën e pestë. /Insporti.com/

-->