Turpi nuk ka kufi

Basketboll 17 Gusht 2019 20:32

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, e sapo kthyer nga Bjellorusia sot duhej të niste përgatitjet për ndeshjen e fundit para-eliminatore për “Eurobasket 2021”, ndaj Danimarkës, sfidë e cila do të luhet më 21 gusht në Tiranë.

Por edhe këtë herë ashtu sikurse disa ditë më parë, Kombëtarja nuk është lejuar të stërvitet në Parkun Olimpik. Të gjithë me çanta në duar i janë drejtuar Durrësit, për t’u përgatitur aty.

 

Turpi nuk ka kufi

 

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, e sapo kthyer nga Bjellorusia sot duhej të niste përgatitjet për ndeshjen e fundit para-eliminatore për “Eurobasket 2021”, ndaj Danimarkës, sfidë e cila do të luhet më 21 gusht në Tiranë.

Por edhe këtë herë ashtu sikurse disa ditë më parë, Kombëtarja nuk është lejuar të stërvitet në Parkun Olimpik. Të gjithë me çanta në duar i janë drejtuar Durrësit, për t’u përgatitur aty.

Të njëjtin fat, kuqezinjtë e patën edhe disa ditë më parë, kur palestrën e gjetën të mbyllur, ndërsa më pas Federata Shqiptare e Basketbollit doli me një komunikatë për publikun.

Ky është reagimi i FSHB-së

“Episodi i paprecent i ditës së djeshme kur ekipit kombëtar të basketbolli për meshkuj iu mbyllën dyert e Sallës Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, duke i mohuar edhe mundësinë për të kryer séancën e fundit stërvitore, na ka indinjuar pamasë, si Federatë, por edhe si komunitet i këtij sportit.

Preteksti dhe presioni i përdorur nga Agjensia e Parqeve dhe Rekreacinit për nënshkrimin e një kontrate – pagesë nuk duhej kurrsesi të vendoste mbylljen e dyerve për ekipin kombëtar shqiptar. Duhet theksuar këtu se, gjatë përurimit të sallës në ditët e para të qershorit të 2017-ës, është thënë publikisht nga drejtuesit e qeverisë shqiptare, por edhe të pushtetit vendor, se kjo sallë do të ishte shtëpia e sportit dhe shtëpia e ekipeve kombëtare. Kjo është e lehtësisht e verifikueshme, mjafton t’u referoheni kronikave të kohës. Për këtë arsye e gjejmë plotësisht të pakuptimtë dhe absolutisht të papranueshme përpjekjen për të imponuar një tarifë për stërvitjet apo ndeshjet e ekipeve përfaqësuese te vendit. Sepse nuk mundet te konsiderohen Qeraxhesh Kombëtarja Shqiptare në vendin e vet.

Federata Shqiptare e Basketbollit është e ndërgjegjshme dhe i respekton ligjet dhe legjislacionin në fuqi dhe për këtë arsye, ne i kemi bërë Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, pagesat për zhvillimin në këtë sallë sportive të fazës finale të Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj, por edhe të Divizionit C të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj për Nën-16-vjeçarët, edhe pse të dyja këto veprimtari ishin më tepër çështje të përfaqësimit të Shqipërisë në arenën sportive ndërkombëtare sesa çështje komerciale.

Theksojmë këtu se këto pagesa kanë gllabëruar 10 % të gjithë buxhetit vjetor të Federatës Shqiptare të Basketbollit të akorduar nga akorduar nga Buxheti I shetit. Por FSHB-ja nuk mund të pranojë që Kombëtarja të trajtohet si çështje komerciale, pasi nuk është kurrsesi e tillë, por është çështje e përfaqësimit të vendit, sepse ajo përfaqëson flamurin, ngjyrat dhe himnin kombëtar. Për këtë arsye, e gjejmë të pavend imponimin e kësaj pagese për ekipin kombëtar dhe të turpshme mbylljen e dyerve për ekipin kombëtar, një veprim i paprecedent që ka ardhur në fakt pas disa tentativave të mëparshme të ngjashme.

Theksojmë se në asnjë vend të botës, ekipi kombëtar i basketbollit nuk paguan për stërvitjet e tij dhe kjo e bën ngjarjen e së enjtes pasdite të pa precedent dhe të turpshme. Për më tepër, është e pamendueshme që, një sallë sportive që u përurua pikërisht me një ndeshje basketbolli, e për më tepër me një ndeshje që përçoi idenë e unitetit mbarëkombëtar, pasi veteranët e Shqipërisë u përballën me ata të Kosovës, e për më tepër një sallë sportive që mban emrin e njërit prej “baballarëve” të basketbollit shqiptar si Feti Borova, t’i mbyllë dyert ekipit kombëtar të basketbollit. Besoj se këto fakte flasin më shumë se gjithçka dhe ne bëjmë thirrje për reflektim!”