Turqia, megjithatë, nuk e arriti befasinë e Botërorit  

Basketboll 03 Shtator 2019 17:10

Është mbyllur sot faza e dytë e grupeve të Kampionatit Botëror të basketbollit për meshkuj, turne që po zhvillohet në Kinë.

Sot janë luajtur ndeshjet e Grupeve E-H. Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është dashur koha shtesë për të

mundur 93-92 Turqinë që ka humbur 4 gjuajtje të lira radhazi në minutën e fundit të ndeshjes.

Surprizë është fitorja e Republikës Dominikane ndaj Gjermanisë, sukses që erdhi në sekondat e fundit, ndërsa Zelanda e Re mposhti me meritë Malin e Zi.

Fitojnë pa probleme edhe Australia e Lituania, dy ekipe pretendentë në Grupin H, ndërsa Franca i dha “leksion” Jordanisë. Humbet Greqia e Giannis Antetokounmpo, që u mund në fund nga Brazili.

Grupi E
Japoni – Republika Çeke, 76-89
Amerikë – Turqi, 93-92

Grupi F
Mali i Zi – Zelandë e Re, 83-93
Brazil – Greqi, 79-78

Grupi G
Gjermani – Republika Dominikane, 68-70
Jordani – Francë, 64-103

Grupi H
Australi – Senegal, 81-68
Lituani – Kanada, 92-69