Turqit ‘shohin ëndrra’ me Vedat Muriqin

Kombëtarja 22 Tetor 2019 10:21

Vedat Muriqi është një nga sulmuesit më formë aktualisht në Turqi.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës deri më tani ka shënuar 4 gola në fanellën e Fenerbahçes, shkruan Gazeta Sport.

Tashmë¸Muriqi ka fituar zemrat e shumë tifozëve turq.

Andaj, ata shprehin dëshirat e tyre që sulmuesi nga Prizreni t’i përfaqësojë në kombëtaren e tyre.

Një faqe në rrjetet sociale ka bërë ka bërë një pyetje se kush do të donte ta shihte Muriqin në fanellën e Turqisë.

E ardhmja e 25-vjeçarit mund të jetë larg Turqisë, pasi që disa skuadra të njohura evropiane kanë shprehur interesim për të.

-->