Twitter – Manchester United, merret hap i rëndësishëm për rastin e Paul Pogbas

Futboll 21 Gusht 2019 14:27

Përfaqësuesit e ‘Twitter’ dhe ata të Manchester Unitedit do të takohen gjatë javës së ardhshme, në lidhje me Paul Pogban.

Reprezentuesit e rrjetit social Twitter, dhe klubi i Manchester Unitedit do të mbajnë një takim për shkak të abuzimeve racore që iu bënë Pogbas, transmeton Insporti

Pogba ishte cak i sulmeve raciste në rrjetin social Twitter, pas penalltisë së humbur në ndeshjen e të hënës mbrëma kundër Wolvesit.

Për këtë çështje reagoi edhe klubi i Manchester Unitedit, ku tha se ka zero tolerancë për abuzim të tillë derisa ftoi edhe rrjetet sociale që të marrin masa ndaj këtyre përdoruesve.

Pas abuzimit që iu bë Pogbas në këtë rrjet social, të zëshëm që të merreshin masa ishin edhe dy bashkëlotjarët e francezit, Marcus Rashford e Harry Maguire.

“Përgjatë javëve të ardhshme, përfaqësuesit e Twitterit do të takohen me Manchester Unitedin, shoqatën Kick It Out dhe palët e tjera të interesuara të shoqërisë civile, që dëshirojnë të dëgjojnë rreth punës proaktive që Twitteri po bën që të adresojë abuzimet racore online, në drejtim të disa lojtarëve në Britaninë e Madhe”, tha një zëdhënës i Twitterit për Sky Sports News.

“Ne gjithmonë kemi mbajtur një dialog të hapur dhe të shëndoshë me partnerët tanë në këtë hapësirë, por e dimë se duhet të bëjmë më shumë që të mbrojmë përdoruesit tanë. Sjelljet raciste nuk kanë vend në platformën tonë dhe i dënojmë ato fuqishëm”, ka shtuar ky burim.

Në rregullat e Twitterit thuhet se masa merren ndaj “sjelljeve që kanë cak individët me gjuhë dhe sjellje urrejtjeje”.

Ndërkaq, shoqata kundër racizmit “Kick It Out”, në një raport të bërë publik në korrik zbuloi se abuzimet në abza racore shënuan ngritje për 43 për qind në sezonin 2018/19 – nga 192 raste në 274. /Insporti.com/