Tyson Fury i mahnitur nga Cristiano Ronaldo, reagon në rrjetet sociale

Boks 09 Gusht 2020 10:46

Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo dhuroi një performancë të shkëlqyer kundër Lyon këtë javë, përkundër se skuadra e tij u eliminua.

CR7 shënoi dy gola, një nga të cilat ishte jashtëzakonisht e bukur, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Goli i Ronaldos nuk i iku as kampionit të WBC, Tyson Fury, i cili reagoi në ‘Twitter’ për golin e portugezit.

-->