Tyson Fury kthehet në ringun e boksit

Boks 08 Shkurt 2018 17:09

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Tyson Fury ka boksuar në ring.

Në atë kohë ai mori titullin e kampionit të botës kundër Vladimir Klitschkos.

Këtij ish kampioni të boksit, së fundmi i është marrë titulli nga Ring Magazine për shkak se ka qenë jo aktiv në ring. Ai këtë pranverë planifikon të kthehet në ring dhe po kërkon kundërshtarin e tij të radhës.

Në llogarinë e tij në Instagram, Fury ka postuar 3 video ku shihet duke boksuar në stërvitje. Ai ka krahasuar shpejtësinë e tij me atë të sprinterit legjendar, Usain Bolt.

Këtu mund ta shikoni Fury-n duke boksuar:

Rikthimi i i “furishëm” i Furyt në ring komplikohet edhe më shumë për shkak të faktit se boksierët më të mirë të peshave të rënda, Anthony Joshua, Dillian Whyte, Deontay Wilder, Joseph Parker, Luis Ortiz dhe Alexander Povetkin janë të gjithë të zënë.

Për ta mbrojtur këtë çmim, Fury (25 fitore, 18 me KO, asnjë humbje) është dashur të zhvillojë një duel në peshat e rënda me një nga “top-5” boksierët më të mirë të kësaj kategorie, në renditjen e kësaj reviste, gjë që se vështirë mund të realizohet në prill të këtij viti, kur Fury ka shënjestruar rikthimin e tij. /insporti.com

 

-->