Tyson Fury lavdëron vëllëzërit Klitschko dhe Oleksandr Usyk: “Unë do të jem i pari që do të bashkohem nëse Anglia përfshihet”

Sporte të tjera 02 Mars 2022 09:54

Tyson Fury ka lavdëruar ish-rivalin Wladimir Klitschko, vëllain Vitali dhe kolegun e tij kampion në peshën e rëndë Oleksandr Usyk për rezistencën e tyre për të mbrojtur Ukrainën pas pushtimit rus, shkruan Insporti.

“Fantastike. Unë do të jem i pari që do të bashkohem nëse Anglia përfshihet ose Amerika”, tha ai në konferencën zyrtare për shtyp ku bëri të ditur se do ta mbrojë titullin e botës në peshën e rëndë në WBC dhe Ring Magazine kundër Dillian Whyte.

Shumë sportistë ukrainas i janë bashkuar ushtrisë ukrainase për ta mbrojtur vendin nga agresori.

Prej tyre edhe ish-kampionët e botës, vëllezërit Klitschko apo edhe kampioni aktual i botës në boksin profesionist, Alexandr Osyk

/insporti.com

-->