Tyson Fury me COVID-19, shtyhet meçi kundër Wilderit

Boks 09 Korrik 2021 10:49

Kampioni i botës në peshën e rëndë, Tyson Fury ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe përballja e tij e tretë me boksierin amerikan, Deontay Wilderin do të shtyhet me gjasë deri në vjeshtë.

Kështu, ka njoftuar një burim në kushte anonimiteti. Fury dhe Wilder kishin planifikuar të përballeshin më 24 korrik në Las Vegas për të përfunduar serinë e dueleve mes veti.

Ky do të ishte meçi i tretë, i cili për shkak të situatës së Furyt që është infektuar me koronavirus, do të shtyhet deri në muajin tetor të këtij viti. Krahas tij, edhe disa anëtarë të kampit të Furyt, i cili tashmë është në SHBA për t’i përfunduar përgatitjet, kanë rezultuar pozitiv në testin e fundit për koronavirus.

-->