Tyson Fury merr këtë epitet befasues nga babai i tij

Sporte luftarake 18 Shtator 2019 14:45

John Fury, babai i boksierit britanik Tyson Fury, nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga paraqitja në ring e djalit të tij në duelin e fundit. Në Las Vegas, Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, mundi me vendim unanim të gjyqtarëve suedezin Otto Wallin. Gjithsesi, kjo sfidë ishte një hap pas për britanikun, që u dëmtua rëndë në vetull, çka u deshën edhe 47 qepje pas meçit.

“Tyson duhet të shkarkojë të gjithë stan e tij. Nuk e kisha parë kurrë më parë në këtë gjendje. Ishte si një pulë e ngordhur në ring në atë duel. Një paraqitje e dobët, aspak në lartësinë e tij. Nëse përballë do të kishte një boksier tjetër, më të fortë, do ta humbiste sfidën”, u shpreh John Fury, duke kritikuar si djalin e tij ashtu edhe stafin.