Tyson Fury paralajmëron rikthimin teksa i kthehet stërvitjeve (Video)

Boks 12 Prill 2018 13:46

Boksieri Tyson Fury ka publikuar video nga fillimi i seancave të tij të para stërvitore, derisa anglezi pritet të rikthehet në ring shumë shpejt.

Fury nuk ka boksuar që nga viti 2015, kur e kishte mposhtur Wladimir Klitschkon, derisa pritet se do të kthehet në ring gjatë kësaj vere.

Megjithatë, synimi i Fury, është që brenda 12 muajve të jetë në gjendje ta sfidojë Anthony Joshuan për titullin e botës.

Për shkak se ka kohë që nuk ka qenë aktiv dhe ka fituar në peshë, Fury stërvitjet e para i ka filluar në humbjen e peshës fillimisht, para se të vazhdojë me pjesën tjetër.

Mungesa e Tyson Fury erdhi si pasojë e asaj që u raportua se boksieri kishte dështuar në testin e drogës, të cilën ai e mohon. Ai përndryshe vuan edhe nga sulmet e shpeshta të depresionit, mirëpo gjendja e tij është përmirësuar dukshëm në aspektin mental dhe fizik dhe duket se është i gatshëm për rikthimin.

Meçi i parë i Furyt pritet se do të jetë më i lehtë, me një kundërshtarë modest, i cili nëse të gjitha planet shkojnë mirë, atëherë ai do të jetë veterani amerikan, Shannon Briggs dhe lufta pritet se do të zhvillohet ndoshta në fillim të verës. /Insporti.com

 

-->