Tyson Fury pritet si hero në vendlindje pas triumfit ndaj Wilder

Boks 26 Shkurt 2020 10:06

Një turme e madhe njerëzit ka pritur në aeroportin e Manchesterit boksierin britanik Tyson Fury, në rikthimin e tij në Britaninë e Madhe. Pak ditë më parë, boksieri britanik toi duelin ndaj Deontay Wilder të zhvilluar në Las Vegas, duke u rikthyer kampion bote në peshën e rëndë. Fury toi titullin e kategorisë WBC.

Dhjetra njerëz kanë pritur me brohoritje 31-vjeçarin e pamposhtur në ring, që arriti një sukses të jashtëzakonshëm ndaj Wilder. “Jam i mallëngjyer nga kjo pritje.

Kisha premtuar se do ta sillja titullin në Angli dhe e mbajta fjalën. Tashmë kjo tokë i ka të gjitha titujt kampionë bote në peshën e rëndë”, u tha Fury fansave.

-->