Tyson Fury i thotë Anthony Joshuas: “Basti është 1.300 euro për bamirësi”

Boks 09 Mars 2018 19:24

Tyson Fury i ka bërë propozim të çuditshëm Anthony Joshuas.

Boksieri britanik, Tyson Fury në vitin 2015 kishte pensionuar dorëzat e boksit si kampion botëror pasi kishte fituar ndaj Wladimir Klitschkos me vendim unanim. Ai në kategorinë e rëndë ka bartur ripin e WBA, IBF, WBO dhe IBO kur pa pritmas kishte vendosur që të lë boskit. Tyson Fury ishte në kulm të karrierës.

Fury kishte problem edhe me drogë dhe për ca kohë ishte në depresion.

Në vitin 2018, ai ka vendosur të kthehet në ring dhe ka sfiduar të gjithë top boksierët në katergorinë e super të rëndë. Për tu ndeshet me top boksierët e botës për momentin nuk është e mundur për të sepse duhet të ngjitet në renditjen botërore të kategorinë të super rëndë. Meqenëse, nuk mund të ndeshet me Anthony Joshuan,  “The Gipsy King”, ka sfiduar atë në 2000 metra distancë me kajak. Çmimin e fitorës sipas tij është 1.300 euro të cilët ndahen për bamirësi.

Këtë propozim Tyson Fury e ka bërë në Intsagram dhe pritet të shihet nëse Anthony Joshua do të pranoj këtë ofertë boksierit nga Manchester. /Insporti.com

Postimi në Instagram nga Tyson Fury:

-->