Tyson Fury zgjedh 5 boksierët më të mirë në histori të peshave të rënda

Boks 21 Qershor 2020 09:18

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka zgjedhur 5 boksierët më të mirë në histori të peshave të rënda.

Duke folur në “iFL TV”, ai dha mendimin e tij në lidhje me preferencat e tij në boks.

“Pesëshja ime më e mirë pa përfshirë veten dhe pa ndonjë renditje specifike është Muhammad Ali, Larry Holmes, Lennox Lewis, Joe Louis dhe ndoshta do ta vendosja aty edhe Rocky Marcianon”, u shpreh Fury.

Fury momentalisht është kampion botëror në kategorinë e peshave të rënda WBC, derisa një gjë të tillë e arriti pas triumfit ndaj Deontay Wilderit më herët gjatë këtij viti

-->