Tyson nuk njeh limite, kjo është çmenduria e tij e radhës

Sporte luftarake 14 Gusht 2019 19:49

Mike Tyson nuk njeh limite. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks gjithnjë ka befasuar botën me deklaratat dhe sjelljen e tij.

Ai gjithnjë ka kaluar limitet, duke mos zhgënjyer edhe këtë herë. Në një deklaratë të lëshuar sot për mediet amerikane, Mike Tyson ka rrëfyer se ai tymos rreth 40 mijë dollarë marihuanë çdo muaj.

Ish-boksieri ka nisur së fundi të hyjë në botën e biznesit të marihuanës, që në disa shtete të Amerikës është i lejuar të kultivohet.

Tyson zotëron një fermë në Kaliforni, rreth 300 kilometra larg Los Anxhelosit, ku kultivon marshuanë, bimën që në shumë vende të botës është e ndaluar. Ndërsa në Kaliforni kultivimi i saj për qëllime mjekësore është i lejuar me ligj.

Bashkëpronari i kësaj ferme, Eben Britton, ka konfirmuar se ish-boksieri dhe disa punonjës të tjerë tymosin rreth 10 tonë marihuanë në muaj. Një çmenduri.