Tyson tregon çmendurinë: Kam bërë seks me motrat e mamatë e miqve…

Sporte luftarake 26 Mars 2020 16:00

Sa herë rrëfehet, ka diçka të re për të treguar nga “bëmat” e tij. Mike Tyson, kampioni më moshën më të re në peshat e rënda, nëpërmjet  podcastit  të tij në You Tube, “Hotboxin”, tregon pa ndrojë dhe turp se çfarë ka qenë i aftë të bëjë në rininë e tij.

“Në rini isha një kafshë plot me para. Kam bërë seks me nënat, motrat dhe kushërirat e të gjithë personave që njihja. Isha i sëmurë, madje aq i sëmurë sa nuk e kuptoja gjendjen time. Kur jetoja në Las Vegas, pranë zonës VIP të lokaleve të natës, kisha një të dashur që bënte prostitutën. U jepja para të gjithëve dhe bëja sekse me mamatë e motrat e miqve. Tani nuk dua që të kthehem ai person që kam qenë më parë. Sepse nga ai person mund të dalë ferri. Mund të dukem tip i ashpër, por unë e urrej atë person. Kam frikë nga ai.”

Kujtojmë që Mike Tyson është dënuar me 6 vite burg në vitin 1992 për përdhunim, nga të cilat kreu më pas se 3 vite. Gjatë vuajtjes së dënimit, përqafoi fenë myslimane dhe e quajti veten Malik Abdul Aziz.

-->