U akuzua se sulmoi të dashurën, reagon ashpër portieri i Manchester United

Futboll 15 Shkurt 2022 15:58

Portieri i Manchester United, Dean Henderson, u akuzua para pas ditësh se kishte sulmuar të dashurën e tij, por ka ardhur edhe reagimi për këto thashetheme që qarkullojnë në mediat sociale.

“The Sun” pretendoi se një lojtar i Ligës Premier, i cili nuk mund të përmendet për arsye ligjore, u arrestua në vitin 2019 për sulmin e të dashurës së tij dhe dërgimin e mesazheve abuzive.

Lojtari thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje jashtë gjykatës me gruan, e cila përfshinte një shumë pesëshifrore.

Portieri i “djajve të kuq” doli me një deklaratë publike pas raportimeve se një lojtar i paidentifikuar i Ligës Premier ishte arrestuar për sulmin ndaj të dashurës së tyre.

Dean Henderson ka shkruar në Instagram: “Nuk mund ta besoj se duhet ta bëj këtë, por do të doja të trajtoja thashethemet që kanë dalë në dritë në dy ditët e fundit. Ka disa njerëz të trishtuar në botë që i kanë bashkangjitur emrin tim lajmeve të tilla të papërshtatshme, lënduese dhe krejtësisht të rreme. Unë kam një familje që është prekur nga kjo, kështu që doja t’i mbyllte thashethemet dhe të vazhdonte”, thuhet në postimin e tij.

-->