U arrestua dje, lirohet ish-presidenti i Barcelonës

Futboll 02 Mars 2021 13:53

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Katalonisë bastisi zyrat e klubit të Barcelonës në lidhje me skandalin “Barca Gate”.

Si pasojë e këtij skandali, u arrestua ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Sipas mediave në Spanjë, Bartomeu është liruar nga policia.

Kujtojmë që ish-presidenti i Barçës, dyshohet se kishte kontraktuar në mënyrë ilegale një kompani të mediave sociale për të bërë lajme “Fake News” dhe për të dëmtuar në publik futbollistët e Barcelonës.

-->