U ble për 80 milionë – ylli i Manchester Unitedit as nuk di të pasojë

Futboll 25 Gusht 2019 18:06

Harry Maguire është kthyer përsëri në temë për mediat në Angli. Kësaj radhe, mbrojtësi i Manchester United është në qendër të vëmendjes për gafat e tij.

Pas paraqitjes së shkëlqyeshme që pati kundër Chelseat, në dy ndeshjet e radhës 25-vjeçari nuk është që pati momente të mira.

Me Wolves ‘djajtë e kuq’ barazuan kurse ata dje humbën nga Crytal Palace në Old Trafford, 1-2.

E derisa rezultati ishte temë e analistëve sportiv në Angli, por virale është bërë një video e Maguire, i cili nuk di ta pasojë topin drejt bashkëlojtarëve të tij.

Kujtojmë se në këtë afat kalimtar, Unitedi e bleu Maguiren nga Leicester City për shumën e 80 milionë funteve.