U desh t’i ndanin arbitrat, grushte dhe shuplaka në ndeshjen e LA Lakers

Basketboll 07 Prill 2021 09:47

Në ndeshjen e NBA ndërmjet LA Lakers dhe Raptors ndodhi një rrahje mes lojtarëve, ku dy prej tyre u përjashtuan nga loja, përcjell Insporti.

Montrezl Harell i Lakers dhe OG Anunoby i Raptors u përjashtuan nga loja pasi patën një përleshje në mes vete.

Dennis Schroder shkaktoi një ndërhyrje të ashpër ndaj OG Anunoby gjatë një aksioni të shpejtë.

Anunoby u përgjigj duke kapur këmbën e kundërshtarit dhe duke e rrëzuar në tokë.

Shpejt Montrezl Harrell u shfaq në skenë dhe i bëri disa të shtyra rivalit të tij dhe një shuplakë në ajër që shkaktoi tollovinë.

Arbitrat duhej të ndanin lojtarët nga të dy ekipet dhe përfunduan duke përjashtuar OG Anunoby dhe Montrezl Harrell.

-->