U dorëzuan stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë kosovarë

Futboll 01 Shkurt 2022 17:33

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, sot kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë, në mesin e tyre edhe dy femra, Lumnije Muhadri dhe Florentina Kallaba.

Paraqitjet e mira të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare kanë bërë që FIFA të konfirmojë stemat për: 3 gjyqtarë kryesor, 7 asistentë si dhe 3 gjyqtarë të futsallit.

Po ashtu vlenë të theksohet se që nga ky vit në bazë të kategorizimeve që bënë UEFA, gjyqtarët kryesorë dhe ata të futsallit janë avansuar në kategorinë e dytë.

Presidenti Ademi i përgëzoi gjyqtarët për përkushtimin dhe punën e mirë, e gjithashtu i uroi që në të ardhmen të ketë sa më shumë gjyqtar kosovarë me stemë të FIFA-s. Ademi u shpreh se të gjithë e kanë merituar rikonfirmimin e FIFA-s dhe uroi që ata me punën e tyre të jenë shembull në rajon e më gjerë. Ndër të tjera i pari i FFK-së tha se me implementimin e teknologjisë VAR, gjyqtarëve u është lehtësuar puna duke u zvogëluar edhe mundësia për gabime.

Gjyqtarë kryesorë

Genc Nuza

Visar Kastrati

Besfort Kasumi

Asistentë

Lumturije Muhadri

Fatlum Berisha

Bujar Selimaj

Fatmir Sekiraqa

Edmond Zeqiri

Besnik Morina

Granit Hyseni

Gjyqtarë të futsallit

Besar Beqiri

Besart Ismajli

Florentina Kallaba

-->