U godit nga Hazard, çfarë ndodhi me Charlie Morgan?

Futboll 25 Janar 2022 23:40

Ishte pikërisht janari i vitit 2013 kur Eden Hazard e goditi me shqelm djalin e që mbledhte topat, gjatë ndeshjes Chelsea-Swansea City.  

Djaloshi kishte kapur topin që kishte dalë nga vija anësore, por Hazard kishte shqelmuar atë, ndonëse topi qëndronte në duart e Charlie Morgan, përcjell LIG Sport. 

Hazard ishte ndëshkuar menjëherë me karton të kuq, ndërkohë që Charlie ishte bërë kryelajm në ballinat e mediave britanike.  

Ai mbetet një nga personat më të ndjekur në rrjetet sociale, përcjellë LIG Sport. Deri më tani, Charlie Morgan ka më shumë se 33.000 ndjekës në Twitter.

Ai po ashtu, sot është pronar edhe i një kompanie të vodkës “Au Vodka”, që e krijoi bashkë me mikun e tij, Jackson Quinn.

-->