U infektua me koronavirus, Arteta me reagim emocionues

Futboll 13 Mars 2020 09:15

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

Klubi londinez ka konfirmuar përmes një njoftimi se trajneri i skuadrës është infektuar me këtë sëmundje.

Qendra stërvitore e gjigantit anglez është mbyllur pas kësaj situate të krijuar.

Arteta ka thënë se është shumë zhgënjyese, por që do t’i kthehet punës sa më shpejtë që është e mundur.

“Kjo është me të vërtetë zhgënjyese, por unë e bëra testin pasi u ndjeva keq. Do t’i kthehem punës sa më shpejt që do të më lejohet”, ka thënë Arteta.

-->