U inkuadrua në pjesën e dytë, Zhegrova futbollisti i ndeshjes

UEFA Conference League 25 Nëntor 2021 18:58

FC Basel ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, duke e mposhtur në udhëtim Kairat Almaty me rezultat 2:3. Rol të madh luajtën dy futbollistët shqiptarë, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami me golat e tyre, raporton Insporti.com.

Për katër minuta futbollistët shqiptarë, ia siguruan tre pikët skuadrës të Baselit, duke shënuar gola.

Kjo ka bërë, që të vlerësohen lartë për paraqitjen e tyre.

Sipas “SofaScore”, Zhegrova ka notën më të lartë, duke u shpallur futbollisti i ndeshjes. Ai u vlerësua me notën 7.8.

Ndërsa, Kasami u vlerësua me notën 7.6.

Vlerësimi për Xhakën ishte më i ulët, për shkak se ai u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes.

Ai u vlerësua me notën 6.4.

Baseli ishte duke pësuar humbje 2:1 deri në momentin kur ylli i Kosovës, Edon Zhegorva shënoi gol për ta barazuar rezultatin. Zhegrova shënoi në minutën e 69-të.

Pas vetëm katër minutave, në skenë doli ylli tjetër shqiptar, Pajtim Kasami. Ai shënoi një gol të bukur me këmbën e majtë, në minutën e 73-të për rezultatin 2:3.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa Kasami ishte titullar.

Baseli në rast të fitores do të bëhet lider i grupit me 11 pikë, ndërsa Kairat do të mbetet në pozitën e fundit me një pikë. / Insporti.com/

-->