U largua nga Chelsea, befason me skuadrën e re

Futboll 04 Gusht 2019 23:49

Gary Cahill është gati për të nisur një aventurë të re.

Qendërmbrojtësi anglez u largua nga Chelsea pas 7 sezonesh dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Mediat në Angli raportojnë se Crystal Palace është ekipi më i interesuar për të marrë shërbimet e tij.

Ish-trajneri Roy Hodgson e dëshiron mbrojtësin në skuadër dhe marrëveshja është drejt përfundimit.

Cahill nuk u preferua nga Sarri sezonin e kaluar dhe në këtë mënyrë drejtuesit e klubit nuk i rinovuan kontratën duke bërë kështu që 33-vjeçari të largohej si lojtar i lirë.