U largua nga Drita, por fati nuk e përcolli aspak

Futboll 16 Mars 2019 11:27

Arbër Shala i ardhur te Drita gjatë verës u vlerësua si një nga përforcimet më të mëdha të klubit gjilanas.

Lojtari pati paraqitje të mira në vjeshtë dhe për të kishte interesim edhe nga klubet nga Shqipëria.

Duke qenë se kishte kontratë me Dritën, klubi e huazoi atë te ekipi i Kamzës në Shqipëri.

Fotografia e Arbër Shala

 

Megjithatë, për fatin e keq të lojtarit, Kamza tashmë është përjashtuar nga garat dhe Shala bashkë me dy futbollistët tjerë kosovarë, Ilir Avdyli dhe Argjend Malaj janë në pushim të detyruar.

Gjithsesi, ata presin një përgjigje nga Federata shqiptare e futbollit për të pasur mundësi angazhimi te ndonjë skuadër, përndryshe duhet të presin afatin kalimtar të verës për të ndërruar ambient.

Gjithsesi, Shala do të kthehet te Drita.

-->