U largua nga fusha duke çaluar, Napoli zbulon shkallën e lëndimit të Hysajt

Futboll 16 Shkurt 2020 22:27

Napoli arriti të fitonte 1-0 ndaj Cagliarit ditën e sotme në një ndeshje e cila ishte tepër e luftuar deri në minutën e fundit.

Protagonist kryesor gjatë ndeshjes u bë mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj i cili dha dhe asist tek goli i Mertens.

Megjithatë Hysaj nuk arriti ta mbyllte deri në fund ndeshjen, ku në minutën e 80-të të takimit u largua i lënduar nga fusha.

Pas përfundimit të ndeshjes, klubi i Napolit ka dal me komunikatë zyrtare për shkallën e dëmtimit të mbrojtësit shkodran.

Hysaj ka patur një fryrje në gjurin e djathtë, e cila e ka penguar të vrapojë siç duhet.

Stafi mjekësor ka kërkuar më shumë kohë për të vlerësuar gjendjen e tij dhe kohën se kur mund të rikthehet në fushë.

-->