U mposht nga Khabib – Poirier nuk arrin ti mbaj lotët (VIDEO)

Sporte luftarake 08 Shtator 2019 16:48

Dustin Poirier është dukur shumë i zhgënjyer pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov në kuadër të duelit për titullin e peshave të lehta në UFC.

Përballjet në ‘UFC 242’ u zhvilluan në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa përballja kryesore ishte ajo ndërmjet amerikanit dhe yllit nga Dagestani, të cilën e fitoi ky i fundit në raundin e tretë.

“Mendova se do të kthehesha në Shtetet e Bashkuara si kampion i padiskutueshëm i botës, prandaj kjo dhemb shumë”.

“Unë nuk përballem vetëm sa për t’u ndeshur. Unë ndeshem për t’u bërë kampion bote. Prandaj këto mundësi nuk vijnë aq shpesh. Më duhet të shkoj në shtëpi dhe të mendoj se çfarë do të bëj në vazhdim”.

“Ai është i mirë. Është kampion bote. Ndoshta kam mundur të bëj më shumë…”, është shprehur Poirier në konferencën pas meçit.

Dustin u bë kampion i përkohshëm gjatë kohës që Nurmagomedov ishte u pezulluar për nëntë muaj, pas përfshirjes në zënkën pas duelit ndaj Conor McGregor në ‘UFC 229’.

Veç kësaj, Khabib ishte gjobitur edhe me 500.000 dollarë për shkak të daljes nga ‘Tetëkëndëshi’ dhe sulmit ndaj shokut të irlandezit, Dillon Danis.