U rikthye pas pesë vitesh tek Kombëtarja e Kosovës – Valmir Sylejmani flet për rikthimin e tij

Futboll 29 Maj 2021 14:46

Valmir Sylejmani është rikthyer tek Kombëtarja e Kosovës pas pesë vitesh mungesë.

Sulmuesi i rrezikshëm gjilanas kishte një rënie në karrierën e tij, por në asnjë moment nuk u dorëzua dhe u rikhtye përsëri në nivele më të larta.

25-vjeçari shkoi deri në Regionalliga të Gjermanisë, por falë formës së jashtëzakonshme ka arritur që verën e vitit të transferohet te Hannover 96, skuadër kjo që garon në Bundesliga 2.

Sylejmani tani ka marrë ftesë nga Kosova, ku do të jetë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj San Marinos dhe Maltës.

Ai ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Facebook për rikthimin te Kosova, duke thënë se është i lumtur.

“Ndjenjë që më kishte munguar. I lumtur me rikthimin”, ka shkruar Sylejmani.

Gjilanasi ka luajtur edhe për Kosovën U21 duke shfaqur formë të lartë.

-->