U rikthye tek klubi i zemrës, “Tafa” talenti 19 vjeçar i KEK-ut flet për objektivat e sezonit

Futboll 12 Shkurt 2022 18:22

Mustaf “Tafë” Podvorica është një nga talentet më premtues të skuadrës së KEK-ut, shkruan Insporti.

Pas një sezoni të kaluar tek Ramiz Sadiku, talenti 19 vjeçar është rikthyer së fundmi tek skuadra e KEK-ut, teksa në një intervistë për Insportin ka treguar për objektivat e këtij sezoni të klubit të drejtuar nga Faruk Statovci.

Podvorica ka zbuluar se ndihet i lumtur për rikthimin tek klubi me të cilin kishte nisur karrierën si fëmijë, teksa ka shtuar se është i angazhuar maksimalisht për rezultate të mira këtë sezon me “Elektriçistët”.

Insporti: Sa jeni ambientuar tek skuadra e KEK-ut dhe si është disponimi brenda skuadrës?

“Tafë” Podvoric: Tek KEK-u, klubi im i zemrës jam kthyer në afatin kalimtar të janarit pas një sezoni të kaluar tek klubi Ramiz Sadiku. Jam përshtatur mirë, duke qenë se ky është edhe klubi ku unë kam filluar karrierën që në moshën 7 vjeçare. Jam duke kaluar shumë mirë, atmosfera është mjaft pozitive ku edhe kemi filluar me përgatitje intenzive me stafin.

No photo description available.


Insporti: Cilat janë objektivat e juaj personale dhe të klubit këtë sezon?

Tafë Podvorica: Objektivat e klubit këtë sezon janë të bëjmë paraqitje të mirë në Kupën e Kosovës, synojmë poashtu ngritjen në tabelë dhe pse jo të arrijmë vendet e para që sigurojnë kualifikimin në Ligën e Parë të Kosovës. Ndërkohë, në nivel personal synoj të ngris cilësinë dhe të nënshkruajë kontratë profesionale.

Podvorica, i cili ishte pjesë edhe e Përfaqësuese së Kosovës për moshat U15 dhe U19, do të përballet ndaj ish skuadrës së tij, Ramiz Sadikut në raundin çerekfinal të Kupës së Kosovës.

KEK-u momentalisht ndodhet në pozitën e pestë në Ligën e Dytë të Kosovës, ku ka grumbulluar 27 pikë nga 15 takimet e para./Insporti.com/


-->