U rrahën në parket, coronavirusi i bën bashkë yjet e NBA-së

Basketboll 26 Mars 2020 10:38

I njëjti është rasti edhe mes dy yjeve të NBA, Joel Embiid dhe Karl Towns.

Dyshja njihet për urrejtjen e madhe që e kanë mes vete, por pandemia e koronavirus duket se ka ndryshuar gjithçka për një çast, transmeton lajmi.net.

Towns njoftoi përmes një video se nëna e tij është në gjendje kome për shkak të COVID-19.

Dhe vetëm para pak momentesh ka ardhur edhe reagimi i yllit të 76ers.

”Jemi me ty vëlla! Ne do të vazhdojmë të lutemi”, shkroi Embiid në Twitter, duke aluduar te Towns, i cili gjendet në një situatë të vështirë familjare.

-->