U shkarkua nga Tottenham, Nuno Espirito flet për herë të parë: Futbolli është i pamëshirshëm

Futboll 09 Nëntor 2021 17:12

Ish trajneri i Tottenha, Nuno Espirito Santo ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga klubi, shkruan Insporti.

Trajneri portugez ka zgjedhur të shkruaj një mesazh në rrjetet sociale.

“Uau, javët e fundit kanë qenë të çmendura. Ky është futbolli, sporti më i pamëshirshëm në botë. Vetëm pak javë më parë jam kurorëzuar si trajneri i muajit dhe tani jam i shkarkuar”, ka shkruar Nuno Espirito Santo.

“Dua të falënderoj tifozët e Spurs: kur kam ardhur te ky klub i madh kam parashikuar një vizion për të fituar trofe, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve.

“Pres me padurim që t’ju informoj për të ardhmen time dhe dua t’ju falënderoj përsëri për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”.

Postimi:

-->