U turpërua nga Atalanta, ylli i Milanit feston me shampanjë dhe duhan

Futboll 23 Dhjetor 2019 20:03

Përveç humbjes turpëruese ndaj Atalantës me rezultat të thellë 5-0, ambienti te Milani është pushtuar nga skandalet tashmë.

Fillimisht ishte mesfushori Kessie që pëlqeu fotot e Papu Gomez nga ndeshja, ndërsa tani protagonist është bërë Rafael Leao.

Sulmuesi, i cili ishte në fushë si titullar në ndeshjen e djeshme, duket se e ka hedhur lehtë pas krahëve disfatën.

Një mik i portugezit ka postuar një video në Instagram, me Leaon që shihet duke tymosur dhe duke pirë shampanjë.

Kjo i ka zemëruar tej mase tifozët e klubit kuqezi.

-->